Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020 (SKNDQV) paraqet vizionin e qeverisë për forcimin e qeverisjes dhe demokracisë vendore dhe përparimin e procesit të decentralizimit sipas standardeve më të përparuara evropiane. Qëllimet dhe objektivat e kësaj strategjie përputhen plotësisht me qëllimet dhe objektivat e përgjithshme të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020 për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. SKNDQV mishëron qëllimin e programit të qeverisë për ta “shndërruar Shqipërinë në një model që frymëzon paqen dhe zhvillimin në rajon.”