Rreth Aksesit në Fonde (MCP, IPA & CBC)
Paketa e njohurive ka si qëllim forcimin e kapaciteteve të NJQV-ve për aksesimin e fondeve të ndryshme (qeveritare e joqeveritare, Bashkimit Europian etj.) përmes aftësimit të ekspertëve vendorë në hartimin dhe zbatimin e projekteve, krijimit të partneriteteve dhe informimit mbi mundësitë për financim. Kuadri i përgjithshëm i politikave bazohet në dokumenta strategjik kombëtar dhe ato të ndihmës së huaj, si dhe në praktika vendore të suksesshme.