Qëllimi është ngritja e kapaciteteve të NJQV-ve në fushën e Menaxhimit të Financave Publike në bazë të praktikave të mira lokale e kombëtare, si dhe standarteve ndërkombëtare. [ Lexo më shumë ]
Paketa e njohurive ka si qëllim ndërtimin e kapaciteteve të NJQV-ve për të ofruar shërbime efiçente në fushën e menaxhimit të mbetjeve bazuar në praktika të mira dhe objektivat strategjik. Kuadri i përgjithshëm i politikave bazohet në Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve dhe Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, Planet Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve si dhe politika dhe praktika lokale të suksesshme [ Lexo më shumë ]
Paketa e njohurive ka si qëllim të udhëzojë NJQV-të si të përdorin në mënyrë praktike teknologjinë e informimit dhe teknikat e komunikimit, në mënyrë që të mbështetet rritja e transparencës, ofrimi i shërbimeve efiçente të orientuara nga kërkesa, përfshirja e qytetarëve në hartimin e politikave dhe vendimarrje, në linjë me strategjitë kombëtare dhe praktikat e mira. [ Lexo më shumë ]
Paketa e njohurive ka si qëllim forcimin e kapaciteteve të NJQV-ve për aksesimin e fondeve të ndryshme përmes aftësimit të ekspertëve vendorë në hartimin dhe zbatimin e projekteve, krijimit të partneriteteve dhe informimit mbi mundësitë për financim. Kuadri i përgjithshëm i politikave bazohet në dokumenta strategjik kombëtar dhe ato të ndihmës së huaj, si dhe në praktika vendore të suksesshme. [ Lexo më shumë ]