Konferenca Kombëtare “Menaxhimi i Mbetjeve, Sfidave dhe Mundësive, kishte si qëllim të shërbente si një platformë për të shkëmbyer arritjet dhe sfidat e aktorëve shqiptarë në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor, pas një periudhe tre-vjeçare zbatimi të kuadrit ligjor dhe strategjik.
Që prej fillimit të punës, Qeveria e Shqipërisë ka prezantuar disa iniciativa, duke sjellë përsëri në fokus rëndësinë e një mjedisi të pastër, jo vetëm për cilësinë e jetës së qytetarëve por dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.