Konferenca Kombëtare “Menaxhimi i Mbetjeve, Sfida dhe Mundësi” u organizua me synimin që të shërbente si një platformë për të shkëmbyer arritje dhe sfida të aktorëve shqiptarë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, pas një periudhe 3 vjeçare të vënies në zbatim të kuadrit ligjor dhe strategjik.
Konferenca u organizuan në tre sesione, secili prej të cilëve u pasua nga pyetje dhe diskutime. Dhe në fund u nxorën konkluzionet dhe rekomandimet.
Sesioni i parë kishte si qëllim të krijonte kuadrin e konferencës nga organizatorët e saj: Qeveria Shqiptare me mbështetjen e Zvicrës dhe BE-së.