Shkolla Shqiptare e Administratës Publike ka kënaqësinë që t`ju ftoj në trajnimin 2 ditor mbi “Planin e Përgjithëm Vendor”, i cili do të zhvillohet në datat 11-12 Tetor 2016. Ky program trajnimi është konceptuar për përfaqësuesit e Zyrave të Urbanistikës të 25 bashkive të vendit, të cilat nuk kanë filluar akoma procesin e planeve të përgjithshme vendore. Ky trajnim është hapi paraprak dhe i domosdoshëm për ngritjen e kapaciteteve të bashkive, i cili do të vijoj brenda këtij viti edhe me trajnimin e zyrave të zhvillimit.
Trajnimi organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe me mbështetjen teknike dhe finanicare të Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (dldp), i cili financohet nga qeveria e Zvicrës nëpërmjet Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim e Zhvillim (SDC).
Trajnimi do të zhvillohet në Tiranë, më 11-12 Tetor 2016, në Tirana International Hotel.
Konfirmimi pranë ASPA-s për pjesëmarrjen e personit të autorizuar është i detyruar, në të kundërt ASPA nuk mund të garantojë pjesëmarrjen në këtë program trajnimi. Afati i fundit i konfirmimit është data 7 Tetor 2016, në një nga adresat kontakt të mëposhtme:
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike:
Adresa: Bulevardi Zhan D’Ark Nr 31, Tiranë
Tel/Fax: +355 4 2240759ose Email:dolora.gjokuta@aspa.gov.al / erida.dobrushi@helvetas.org
Shkarko:
- Agenden