IMG_6625Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizm (dldp) zhvilloi ne Bushat, me dt.9 tetor 2014 mbledhjen e parë të Komitetit Koordinues për fazën e tij të tretë. Merrnin pjesë në këtë mbledhje të Komitetit Koordinues, Kryetarë dhe përfaqësues të Njësive të Qeverisjes Vendore (Bashki dhe Komuna), nga Qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Durrës. Takimi u mirëprit nga Komuna Bushat. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z. Christof Graf. Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga Këshillit i Qarkut Shkodër, organizatave partnere të programit dhe sektori privat. Ndër çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim, ishin prezantimi i aktiviteteve të dldp për 2014-ën, qasjeve të programit me zhvillimet e fundit përsa i përket rishikimit të strategjisë së decentrantralizimit dhe reformës territoriale dhe zgjedhja e përfaqësuesve të Komitetit Koordinues në trupën më të lartë vendimmarrëse të programit-Komitetin Drejtues të dldp. Një vend të rëndësishëm në këtë takim zuri edhe diskutimi i propozimeve për ndryshimin e ligjit organik të funksionimit të qeverisjes vendore në Shqipëri. Më shumë detaje rreth diskutimeve të zhvilluara rreth këtij projekt-ligji, i gjeni në raportin më poshtë. Në këtë mbledhje, përfaqësuesit e NjQVve u njohën dhe nënshkruan Memorandumet e Mirëkuptimit për formalizimin e  bashkëpunimit me programin si dhe miratuan Statutin e Komitetit Koordinues dhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të tij. Mbledhja e Komitetit Koordinues ishte kombinuar edhe me vizita në terren. Vizitat në landfillin e Bushatit dhe Zyrën me Një Ndalesë në Komunën Bushat të anëtarëve të Komitetit Koordinues dhe Z.Ambasador, u pasuan edhe me një vizitë në ambientet e Komunës Ana Malit. Mbledhja e ardhshme e këtij Komiteti u vendos të zhvillohet në Bashkinë Shijak.

 

Për më tepër informacion dhe raportin e plotë, mund të klikoni këtu