njoftime

logo_trajnimi

Asistencë për Njësite e Qeverisjes Vendore-ve në Shqipëri, për menaxhimin e burimeve njerëzore në përputhje me ligjin “Për Nëpunësin Civil”

17 Shtator 2014

Drejtuar: Kryetarëve të Njësive Vendore në Shqipëri (Bashki, Komuna, Qarqe)

Siç jeni në dijeni, Këshilli i Evropës po zbaton në Shqipëri projektin “Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Bashkëpunimit mes të Zgjedhurve Vendorë në Shqipëri (2012 – 2015)”, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Si fillim na lejoni t`ju falenderojme per bashkepunimin tuaj me projektin e Keshillit të Evropës dhe Departamentin e Administrates Publike, në vijim të asistencës për përmirësimin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, lidhur kjo me dërgimin e pyetësorëve për vlerësimin e situates (gusht 2013), pjesëmarrjen ne tryezat informuese (shtator-tetor 2013), takimet konsultative (dhjetor 2013) dhe në trainimet e thelluara mbi ligjin për Nepunesin Civil dhe aktet nenligjore (maj 2014).

Projekti, synon krijimin e standarteve për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (MBNJ) sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar ne NJQV. Në këtë kuptim, projekti ka ndërtuar një plan veprimi i cili ofron asistencë të thelluar NJQV-ve për zbatimin e ligjit të ri Për Nëpunësin Civil i cili fokusohet, ndër të tjera, në ndihmën për njohjen dhe zbatimin e instrumentave të MBNJ nga Njësitë e Qeverisjes Vendore në shkallë kombëtare, përfshirë, komunat, bashkitë dhe qarqet. Më konkretisht, plani i veprimit parashikon, asistencë nëpërmjet trainimeve, ndihme online dhe në vendin e punës nëpërmjet ekspertëve të projektit.

Në funksion të ndihmes për NJQV-të dhe për DAP, që tju përgjigjet kerkesave të NJQV-ve, projekti duke filluar nga qershor 2014, ka krijuar një “on line help desk“ – zyre sherbimi online, tek Departamenti i Administratës Publike. Ekspertja lokale e Këshillit të Evropës, Znj. Enkeleida Pulaj, do shërbejë si person kontakti për tu dhënë përgjigje për çdo pyetje apo paqartësi, gjatë procesit të zbatimit të Ligjit për Nëpunësin Civil.

Znj. Enkeleida Pulaj mund të kontaktohet në adresën e emaili-it enkeleida.pulaj@dap.gov.al dhe Celular: +355 (0682754351). Preferohet që pyetjet ti dërgoni nëpërmjet emailit, sidoqoftë komunikimi me telefon mbetet një mundësi që mund ta përdorni sipas rastit. Projekti dhe DAP angazhohen që cdo pyetje e dërguar në formë elektronike të marri përgjigje brenda tre ditëve. Në vijim të komunikimit me NJQV-të, projekti dhe DAP, do të angazhohen maksimalisht që të publikojnë në faqen e internetit të DAP (www.dap.gov.al), informacion te vlefshem që i përgjigjet kërkesave tuaja. Do sugjeronim perdorimin e faqes se internetit nga ana juaj.

Ne vijim po ju listojme disa nga detyrimet kryesore te Njesive të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në zbatim të Ligjit për Nepunësin Civil.

Mbetemi në pritje te komunikimit me ju,

Punë të mbarë!

_________________________________________________________________________________________

Informacion orientues për Njesive të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në zbatim të Ligjit për Nepunësin Civil.

Ligji ka përcaktuar se “Njësia përgjegjëse” për institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore është njësia e burimeve njerëzore e krijuar si pjesë e strukturës dhe organikës së tyre. Departamenti i Administratës Publike është “Njësia përgjegjëse” vetëm për institucionet e administratës shtetërore.

Komunat, bashkitë dhe qarqet, në zbatim të legjislacionit të ri për nëpunësin civil duhet:

  • • Të krijojnë njësinë e menaxhimit të burimeve njerëzore, si njësi përgjegjëse për menaxhimin e nëpunësve civilë të institucionit;

 

  • • Të bashkëpunojnë me Departamentin e Administratës Publike  në përputhje me nenin 7, pika 4  si dhe të ofrojnë të gjithë informacionin e kërkuar nga DAP dhe të kërkojnë këshillim pranë DAP lidhur me zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil;

 

  • • Të përfaqësohen në Këshillin Drejtues të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), e cila realizon formimin profesional të nëpunësve civilë;

 

  • • Të bashkëpunojnë me Komisionerin për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil;

 

  • • Bashkitë dhe qarqet, duhet të bëjnë verifikimin e statusit të nëpunësve aktualë dhe të lëshojnë për çdo nëpunës aktin e deklarimit të statusit të punësimit brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e VKM nr. 116, datë 05/03/2014.

 

  • • Komunat, duhet të bëjnë verifikimin e statusit të nëpunësve aktualë dhe të lëshojnë për çdo nëpunës aktin e deklarimit të statusit të punësimit brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e VKM nr. 116, datë 05/03/2014.
  • • Të përfundojnë procesin e hartimit të përshkrimit të pozicioneve të punës, deri në datën 1 korrik 2014.

 

  • Të krijojnë dhe të administrojnë dosjen e personelit, të çdo të punësuari të institucionit, në përputhje me Kreun I dhe lidhjet 1 dhe 2 të VKM nr. 117, datë 05/03/2014.

 

  • • Në përputhje me nenin 18 të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” dhe akteve nënligjore përkatëse, duhet jo më vonë se muaji shkurt të miratojnë planet e veta të pranimeve vjetore dhe t’i publikojnë ato.

 

  • Të organizojnë në mënyrë periodike konkurrimin e hapur për pranimin në shërbimin civil në nivelin ekzekutiv dhe të emërojnë në shërbimin civil kandidatin e përzgjedhur sipas nenit 23, pika 1 të ligjit; të ruajnë listën e kandidatëve fitues të paemëruar ende për një periudhë 2-vjeçare;

 

  • • Të respektojnë kërkesat e ligjit të ri lidhur me periudhën e provës, lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë, pezullimin, transferimin, masat disiplinore,vlerësimin e rezultateve në punë, përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil;

 

  • • NJQV me pëlqimin e nëpunësit dhe me miratimin e DAP-it , mund të zgjedhin drejtpërdrejt një anëtar të Trupës së Nivelit Drejtues (TND) dhe ta emërojë atë në një pozicion të kategorisë së lartë drejtuese në institucionin përkatës;

 

  • • Në respektim të nenit 32 të ligjit  të organizojnë konkurrimin për një apo disa pozicione të lira për pranimin në kategorinë e  nëpunësve të lartë drejtues,  i cili do të jetë i hapur vetëm për nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese; konkurrimi do të organizohet në përputhje me nenin 20 të ligjit. Çdo emërim i kategorisë së lartë drejtuese në kundërshtim me përcaktimet e bëra në ligj është absolutisht i pavlefshëm.