Shqipëria dhe BE-ja kane zhvilluar marrëdhënie gjithnjë e më intensive që nga viti 1992, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit dhe Shjqipëria fitroi të drejtën për të përfituar nga financimi në kuadrin e programit Phare të BE-së. Për më tepër, Shqipëria merr pjesë në Procesin e Stabilizim Asociimit që nga viti 2002. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ka hyrë në fuqi në prill 2009 dhe përbën lidhjen kontraktuale kardinale mes BE-së dhe Shqipërisë, që nënkupton angazhimin për tëpërafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE-së në një numër të gjerë të fushave dhe politikave.