Si kontribuesi kryesor në buxhetin vendor dhe në strukturën ekonomike të qytetit tonë, aktiviteti tregtar mbart në vetvete faktorë të cilët kanë ndikuar negativisht, veçanërisht dy vitet e fundit 2011 – 2012. Si ish pjesë e të vetmit korridor Shkodër – Pukë – Kukës – Kosovë, qyteti ynë tashmë do të duhet të ripozicionohet në një tjetër dinamikë zhvillimi duke orientuar fokusin në shfrytëzimin e potencialeve dhe resurseve të veta dhe vendosjen e tyre në funksion të një sektorit të turizmit malor. Gjendur në një realitet tjetër urban, zhvillimi i sektorit privat i gërshetuar me mbështetjen e inisiativave të sipërmarrësve të ndryshëm do të përbëjë një prej objektivave tanë më të rëndësishëm në periudhën afatmesme.