Qeveria e Shqipërisë e mbështetur edhe nga një sërë donatorësh ndërmori gjatë vitit
2014 reformën administrative dhe territoriale, e cila u konkretizua me miratimin e
Ligjit 115/2014 “Për Ndarjen Administrativo-Territoriale të Njësive të Qeverisjes
Vendore në Republikën e Shqipërisë”. Kjo reformë pasohet nga ajo e decentralizimit
të qeverisjes, e cila nis me miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin
dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020, në Korrik 2015.