Qëllimi i kësaj analize është të shqyrtojë draft ligjin “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” të propozuar nga Miinstria për Çështjet Vendore, përsa i përket funksionit të shërbimeve publike, sektori i menaxhimit të mbetjeve. Në këtë analizë bëhet një paraqitje e risive të përgjithshme të ligjit (si kuadër ligjor), të cilat marrin rëndësi në kuadrin e përgjithshëm të ofrimit të shërbimit dhe lehtësirave përkatëse si dhe analizën e detajuar për ato nene ku shërbimi përcaktohet shprehimisht. Në pjesën e fundit jepen propozime konkrete për ndryshime në ligj, në dobi të qartësimit dhe lehtësimit të punës së NJQVve në ushtrimin e detyrimit.