Dokumenti i prezantuar ka për qëllim të ofrojë një vlerësim të treguesve fiskal në Bashkinë Pukë duke u munduar të sjellë në pah aspekte pozitive të tij dhe njëherësh të inkurajojë përmirësimin e praktikave të lidhura me administrimin fiskal vendor. Përtej aspektit teknik, vendosja e kuadrit fiskal në axhendën vendore e bën atë akoma dhe më të rëndësishëm dhe prioritar në funksion të instalimit dhe konsolidimit të instrumenteve që nxisin jo më një kuadër por një sistem fiskal gjithëpërfshirës.