Qëllimi i këtij dokumenti është të nxisë politikbërje dhe legjislacion në nivel kombëtar dhe vendor për dixhitalizimin e qeverisë vendore, si dhe të nxisë ndërtimin e një platfome efektive ndërveprimi dhe bashkëpunimi mes qeverisë vendore, përfituesve të shërbimeve, agjencive qevertare dhe aktorëve privatë TIK për të mundësuar krijimin e bazave të një reforme të qëndrueshme në funksion të eQeverisë dhe eDemokracisë në nivel vendor për ta bërë qeverinë vendore në Shqipëri pjese të axhendës dixhitale të Europës.