→

Programi i Zonave Funksionale (PZF), i zhvilluar si koncept nga dldp, ndërton mbi parimin e funksionaliteti (parim bazë në dizenjimin e reformës administrative territoriale). Ai prezantohet si instrument për identifikimin e potencialeve të zhvillimit në territorin e Njësive të Reja Vendore, duke synuar mobilizimin e projekteve që do të sigurojnë kohezionin e brendshëm mes territoreve, popullsisë, burimeve, etj.Programi i Zonave Funksionale orienton drejt Planeve të Zhvillimit Strategjik, por në ndryshim nga ato synon të japë disa zgjidhje më të shpejta për problematikat e identifikuara si më të ndjeshme në territorin që do t’u përkasë Bashkive të reja dhe sigurojë parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm. Dldp ka zhvilluar Programet e Zonave Funksionale në 8 Zona Funksionale (ose Bashki të reja), në 5 Qarqet e veriut të Shqipërisë. Metodologjia për pergatijen e PZF (shkarko këtu) |