Plani Lokal i Manaxhimit të Mbetjeve të Ngurta Urbane (PLMMNU) është një dokument planifikimi strategjik, i cili mundëson zbatimin e politikës kombëtare të mbetjeve në nivel lokal, si një dokument/udhëzues i rëndësishëm për manaxhimin e mbetjeve komunale për Komunën Velipojë. Kjo plan mundëson orientimin strategjik për të ardhmen dhe njëkohësisht krijon një qendrim të përbashkët midis aktorëve të ndryshëm për manaxhimin e mbetjeve në nivel lokal. PLMMNU është më shumë i orientuar në veprime konkrete dhe të detajuara në lidhje me sistemin e grumbullimit, trajtimit,
riciklimit dhe impianteve respektive të trajtimit të mbetjeve.