Ky rast studimor është hartuar në kuadër të zhvillimit të Moduli 3, Projektit të “Manaxhimit të Mbetjeve të Ngurta”(2012), dldp-2, si punë e përbashkët e Co-Plan, grupit të punës në Bashkine Lezhë dhe Helvetas Swiss Intercooperation Albania. Qëllimi kryesori i studimit është përmirësimi i të ardhurave vendore nga tarifat e manaxhimit të mbetjeve, duke synuar që sistemi tarifor për manaxhimin e mbetjeve të lidhet me kostot e shërbimit dhe manaxhimit të mbetjeve. Aplikimi i një sistemi tarifor që njehsohet me kostot e plota të manaxhimit të mbetjeve do shërbejë si një bazë e qëndrueshme për aplikimin në mënyrë të sukseshme të skemave të riciklimit dhe reduktimit të mbetjeve.