Reforma e decentralizmit të qeverisë dhe Ligji Nr. 8652, datë 31.7.2000, mbi “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, synon lejimin e qeverisjeve vendore të marrin persiper përgjegjësitë si ofruesi direkt i këtyre shërbimeve, duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve të ngurta. Edhe pse zbatimi I reformës eshtë ende në rrugë e sipër, ashtu si dhe legjislacioni mjedisor dhe mjetet administrative janë ende të papërshtatshme për zbatimin e tij dhe jo konform standarteve të BE, është një nevojë emergjente për qeverisjen vendore për të hartuar instrumenta strategjik lokale dhe praktika adminisrative, për të përballuar menaxhimin e shërbimit të mbetjeve të ngurta urbane.