Manuali “Përgatitja e Buxhetit Vjetor (PBV)” për Zyrtarët e Qeverisjes Vendore është pjesë e serisë së moduleve të trajnimit projektuar për t’iu përgjigjur nevojave të zyrtarëve të pushtetit vendor në praktikat e menaxhimit financiar publik. Ajo është rezultat i përpjekjeve intensive të disa autorëve me formim në fusha të ndryshme. Ky publikim së bashku me manualet “Zbatimi dhe Monitorimi i Buxhetit Vjetor” dhe “Plani Strategjik i Zhvillimit dhe Buxhetimi Afatmesëm me Bazë Performancëm (PSZHePBA)” bazohet në një nismë të ndërmarrë nga HELVETAS Swiss Intercooperation në Shqipëri, në kujdesin e Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (dldp).