Broshura vendore për përdorimin efikas të mjeteve të informimit dhe komunikimit me qytetarët synon ndërtimin e infrastrukturës institucionale nga njësitë e qeverisjes vendore (NJQV), për t’u dhëne mundësi qytetarëve që në kuadrin e transparencës të verifikojnë nëse vendimet e marra dhe zbatimi i tyre është në përputhje me ligjet dhe rregullat, të besojnë te qeverisja e tyre
dhe të bashkëpunojnë në veprimtarinë e saj për përmirësimin e performancës qeverisëse.
Materiali jep koncepte mbi disa mjete informimi, përshkrime të thjeshta, të drejtpërdrejta e funksionale të nocioneve kryesore, të ilustruara me modele e praktika të suksesshme nga njësitë vendore në Qarkun Shkodër, Lezhë dhe më gjerë, të cilat përdoren për të informuar, ndërgjegjësuar apo komunikuar me qytetarët dhe grupet e interesit në proceset qeverisëse.