Bazuar në nenin 24 të ligjit numër 57/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin numër 9936/2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe ligji numër 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, neni 33, paragrafi 1, Ministri i Financave. U DH Ë Z O N:
Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i rregullave, proçedurave dhe afateve që duhet të ndiqen në proçesin e hartimit të programit buxhetor afatmesëm nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ky është një udhëzim i përhershëm për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm të njësive të vetëqeverisjes vendore.