Ky modul është zhvilluar për të konsoliduar nismat e ndërmarra nga disa projekte gjatë 15 viteve të fundit dhe vizionit të fundit të qeverisë shqiptare, që më së fundi të vërë në veprim dijet e grumbulluara në shërbimin e rishikimit. Manuali është i fokusuar vetëm në shërbimet e menaxhimit të mbetjeve. Ky manual ndërtohet mbi eksperiencën e mbledhur dhe kurrikulat e zhvilluara të trajnimeve, manualet dhe udhëzuesit për të rritur kapacitetet e ekspertëve në nivel lokal, të zbatuara nga një program i mundësuar nga Zvicra dldp. Paketa të tilla janë zhvilluar për planifikimin strategjik dhe menaxhimin e financave publike, menaxhimin e mbetjeve, e-gov dhe qasjen në fonde.