Qeveria shqiptare e filloi reformën e decentralizimit në vitin 2014 dhe tani po zbaton Reformën Administrative dhe Territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në61 bashki. Organizimi i ri territorial synon të fuqizojë bashkitë e reja duke rritur aftësinë e tyre për të ofruar shërbime për qytetarët me cilësi të lartë dhe nëkohë,dhe duke rritur efikasitetin e menaxhimit të burimeve të qeverisjes vendore. Reforma Administrative dhe Territoriale do të sjellëqeverisje mëprofesionale në nivel vendor dhe rajonal, ofrim mëefikas të shërbimeve, dhe mbledhje më efektive të taksave dhe tarifave nga njësitë e qeverisje vendore, dhe aftësimë të madhe për të promovuar dhe për të inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik vendor.