UDHËZUES PËR PLOTËSIMIN E PYETËSORIT
Pyetësori bashkelidhur është përgatitur nga Programi për Decentralizim & Zhvillimi Vendor (DLDP) dhe shërben për të vlerësuar statusin e aplikimit të elementëve të Qeverisë Elektronike dhe informimin e qytetarëve në lidhje me buxhetin, taksat dhe tarifat në NJQV-në Tuaj. Të dhënat që ju do të jepni do të shërbejnë për të vlerësuar nevojat tuaja për të përmirësuar qeverisjen e brendshme dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Pyetsori kërkon informacion i cili duhet të plotësohet nga punonjësit e drejtorive/sektorëve për Komunikimin me Publikun, Buxhetit/Financës, TIK dhe nga Sekretari i Këshillit.
Pyetsori i plotësuar duhet dorëzuar paraprakisht nga personi i autorizuar i NJQV-së që do të marrë pjesë në Trajnimin për Qeverinë Elektronike, që do të zhvillohet më datë 3-4 Nëntor 2014 në Shëngjin, Lezhë.
Për çdo informacion, paqartësi apo konsulktimparaprak, ju mund të kontaktoni zyrën e DLDp me email në adresën: lili.hajdari@helvetas.org ose infokm@dldp.al, ose tel: 042269225.
Ky pyetsor mund të plotësohet edhe online në platformën e njohurive të dldp: www.km.dldp.al
Ju faleminderit!
Shkarko pyetësorin për informimin e qytetarëve
Shkarko pyetësorin për nivelin e qeverisë elektronike në NJQV