Rreth eKM
Për Çfarë Bëhet Fjalë dhe Si Mund t’i Bashkoheni Kësaj ePlatforme!
e-Platforma e Njohurive online është një hapësirë virtuale profesionale kushtuar një komuniteti të gjerë ekspertësh të qeverisjes vendore dhe aktorëve të tjerë të cilët kontribuojnë në zhvillimin dhe decentralizimin vendor. ePlatforma administron njohuri të avancuara, udhëzues dhe kurrikula në 4 (katër) fusha tematike, ku dldp ofron ekspertizën e saj:
Secila prej këtyre fushave tematike janë konceptuar për ti ardhur në ndihmë çdo të interesuari që punon në një nga këto fusha në nivel politikbërje apo ekzekutive, për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë profesionale ne vazhdimësi. ePlatforma ofron ekspertizë të vazhdueshme me anë të përditësimit të praktikave të mira dhe mundëson shkëmbimin e ideve në diskutime online për tema të cilat janë objekt i interesit tuaj.
Ekspertët e Qendrave te kompetencës, kanë mundësi që me anë të hapësirës së Blogut të ePlatformës së Njohurive online, të vlerësojnë online dokumente për politika, raporte apo praktika të mira dhe të japin kontributin e tyre të drejpërdrejtë në përmirësimin e tyre.
ePlatformë shërben si hapësirë konsultative për strategjinë e decentralizimit, duke bërë të mundur aksesimin e dokumentave të ndryshëm lidhur me procesin e rishikimit të strategjisë së decentralizimit. dldp me anë ekspertizës së saj dhe përfshirjes së qëndrave të kompetencës ka kaluar në proces vlerësimi online të rekomandimeve kyç për strategjinë e decentralizimit. Produkti i konsultimit i paraqitet në formën e rekomandimeve Grupit të Punës për rishikimin e Strategjisë së Decentralizimit.
Objektivat
e-Platforma e Njohurive ka si qëllim të ofrojë një metodologji inovative të aftësimit të vazhdueshëm me anë të përdorimit të teknologjisë. Kjo platformë do të afrojë komunikimin e ekspertëve të qeverisjes vendore dhe do të përmirësojë cilësinë e ngritjes së kapaciteteve profesionale në nivel kombëtar.