Instrumenti i Planifikimit Financiar – si një instrument lehtësues në hartimin e buxhetit afat-mesëm për NjQV-të
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Financës, me mbështetjen e Programit për Decentralizim & Zhvillim Lokal (dldp), i cili financohet nga Zyra për Bashkëpunim e Qeverisë Zvicerane, ka planifikuar të zhvillojë një trajnim 2 ditor mbi Menaxhimin e Financave Publike.
Objektivi i këtij trajnimi është aftësimi i stafeve lokale të njësive të qeverisjes vendore, qarqeve apo agjensive të dekoncentrura mbi menaxhimin e financave publike ne nivel vendor. Ekspertët e njësive të qeverisjes vendore do të trajnohen mbi përdorimin e Instrumentit të Planifikimit Financiar, një instrument i rëndësishëm që i ndihmon ata për të konsoliduar dhe thelluar dijet dhe njohuritë e tyre në buxhetimin vendor, me synim rritjen e efiçencës dhe efektivitetit të përdorimit të të ardhurave publike.
Ju bëjmë me dije se, trajnimi do të zhvillohet sipas këtij kalendari (programin do ta gjeni bashkëlidhur):
Qarku Kukës: në datat 22-23 Korrik 2014 në ambientet e “Tirana Business University”, Rruga e Kavajes, nr. 1023, Tiranë
Qarku Dibër: në datat 24-25 Korrik 2014 në ambientet e “Tirana Business University”, Rruga e Kavajes, nr. 1023, Tiranë
Qarku Durrës: në datat 24-25 Korrik 2014 në ambientet e “Polis”, Rr. Bylis 12, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar
Për të marrë pjesë në këtë program trajnimi stafi i autorizuar nga ju duhet të plotësojë Formularin e Aplikimit të cilin do e gjeni bashkëlidhur kësaj ftese dhe ta dërgoni brenda datës 14 Korrik 2014 ne adresën e emailit: erida.dobrushi@helvetas.org apo dolora.gjokuta@aspa.gov.al ose në adresën: Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), Bulevardi Zhan D’Ark Nr 31, Tiranë, ose me fax në numrin: 042271860
Formularin e Aplikimit mund ta gjeni ne faqen e internetit te Shkollës Shqiptare të Adminsitratës Publike: www.aspa.gov.al. Në rast se nuk arrini të plotësoni Formularin e Aplikimit, ju mund te kërkoni që të merrni pjese ne këtë trajnim duke kontaktuar në adresën e emailit erida.dobrushi@helvetas.org.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim, do të pajisen me çertifikatë të lëshuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) dhe Ministria e Financës, e cila njihet për sistemin e Shërbimit Civil.
Shkarko dokumentat e trajnimit