Kjo strategji do të fokusohet në nevojën për të paraqitur sistemin e ri të mbetjeve për qytetin e Shkodrës. Qëllimi i kësaj strategjie është të informojë qytetarët mbi sistemin e ri dhe të rrisë ndërgjegjen e tyre mbi menaxhimin e drejtë të mbetjeve që ata prodhojnë. Kjo strategji do të zbatohet duke u bazuar në këto objektiva:
Objektivi 1: Komunikim dhe informacion i gjerë mbi sistemin e ri të mbetjeve në qytet;
Objektivi 2: Rritja e ndërgjegjes dhe edukatës së komunitetit drejt pjesëmarrjes aktive dhe përgjegjësive në mbatjen pastër të mjediseve të përbashkëta;
Objektivi 3: Rritja e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me të gjithë aktorët që veprojnë dhe ushtrojnë aktivitet në qytetin e Shkodrës.