Një Plan Vendor i Manaxhimit të Mbetjeve të Ngurta Urbane (që në këtë dokument do të referohet si PVMMNU) është një dokument planifikimi strategjik, që mundëson zbatimin e politikës kombëtare për mbetjet në nivel vendor. Një PVMMNU tregon një drejtim për të ardhmen dhe nxit mendimin e përbashkët mes shumë aktorësh të ndryshëm, që janë përfshirë tashmë në procesin e planifikimit, hartimit, zbatimit etj. Qëllimi është të orientojë autoritetet vendore drejt masave praktike dhe veprimeve në lidhje me grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve, sistemet e riciklimit dhe impiantet që lidhen me to.