Ky udhëzues përshkruan procesin për raundin e parë të aplikimeve, bazuar në idenë që raundi i parë do të jetë pilot dhe përgjegjësinë kryesore të vendim-marrjes e ka donatori, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Shqipëri (SCO-AL). Në raundin e dytë të aplikimeve, bordi drejtues i grantit, një trupë e përbërë nga të interesuarit kryesorë të programit, është parashikuar të ketë një rol më të madh në menaxhimin e procesit1. Ndryshimet e mundshme në këtë manual për raundin e dytë duhet të reflektojnë mësimet e nxjerra nga raundi pilot.