Prej vitit 2009, njësitë e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri kanë detyrimin të përgatisin një buxhet afatmesëm të bazuar në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar. Me buxhetin afatmesëm ligji kërkon një qasje dhe plan financiar të integruar për një kuadër kohor trevjeçar. Ligji nr. 68, datë 27.04.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore” konfirmoi dhe specifikoi më tej këtë kërkesë ligjore. Buxheti afatmesëm është një hallkë