Trajnim për “Llogaritjen e kostos dhe tarifave për menaxhimin e mbetjeve urbane”
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, me mbështetjen e Programit për Decentralizim & Zhvillim Lokal (dldp), i cili financohet nga Zyra për Bashkëpunim e Qeverisë Zvicerane, ka planifikuar të zhvillojë një trajnim 2 ditor mbi llogaritjen e kostos dhe tarifës në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane.
Objektivi i këtij trajnimi është aftësimi i stafeve lokale të njësive të qeverisjes vendore, qarqeve apo agjensive të dekoncentrura me metodologjinë e llogaritjes së kostos dhe tarifave të menaxhimit të mbetjeve urbane. Zhvillimi i një sistemi llogaritjeje të kostos dhe menaxhimit të tarifës është një domosdoshmëri për të mbyllur ciklin e administrimit financiar dhe për të përmirësuar më tej efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e shërbimit.
Ju bëjmë me dije se, trajnimi do të zhvillohet në datat: 21-22 Korrik 2014, respektivishtnë ambientet e qarkut Kukës, Dibër dhe Durrës, sipas programit bashkëlidhur.
Për të marrë pjesë në këtë program trajnimi stafi i autorizuar nga ju duhet të plotësojë Formularin e Aplikimit të cilin do e gjeni bashkëlidhur kësaj ftese dhe ta dërgoni ne adresën e emailit: erida.dobrushi@helvetas.org, ose në adresën: Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA),Bulevardi Zhan D’Ark Nr 31, Tiranë, ose me fax në numrin: 042271860
Formularin e Aplikimit mund ta gjeni ne faqen e internetit te Shkollës Shqiptare të Adminsitratës Publike: www.aspa.gov.al. Në rast se nuk arrini të plotësoni Formularin e Aplikimit, ju mund te kërkoni që të merrni pjese ne këtë trajnim duke kontaktuar në adresën e emailit erida.dobrushi@helvetas.org.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim, do të pajisen me çertifikatë të lëshuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) e cila njihet për sistemin e Shërbimit Civil.
Shkarko dokumentat e trajnimit
eKM Njoftim Trajnim SWM
dldp3-U-1 udhezues per trajnimin e vazhduar
dldp3-F-2 formular aplikimi