Bazuar në ligjin numër 9936/2008 i amenduar “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, neni 24 dhe ligji numër 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, neni 37, Ministri i Financave
U DH Ë Z O N:
1. TË PËRGJITHSHME
Ky dokument jep udhëzime të detajuara në lidhje me:
a. Tavanet përgatitore të shpenzimeve për programin buxhetor afatmesëm 2018-2020
b. Afatet për përgatitjen e kërkesave për rishikimin e shpenzimeve sipas programit buxhetor afatmesëm
c. Treguesit makroekonomik
d. Parashikime për transfertat e qeverisë qendrore për njësitë e vetëqeverisjes vendore për periudhën 2018-2020, përkatësisht: transfertën e pakushtëzuar, specifike, atë të kushtëzuar si edhe të taksat e ndara të qeverisë qendrore.