Program Trajnimi i vazhduar 2016: Menaxhimi i Financave Vendore – Kursi II,

Tirane 27-28 Tetor 2016

__________________________________________________________________________________

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe me mbështetjen e Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (dldp), i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim e Zhvillim (SDC), organizojnë Kursin e II-të dhe të fundit të Programit të Trajnimit 1 vjeçar për Njësitë e Vetqeverisjes Vendore në fushën e Menaxhimit të Financave Vendore.

Ky kurs do të jetë dy-dityor dhe fokusohet në I. Të ardhurat vendore dhe planifikimi i shpenzimeve vendore dhe II.Monitorimin dhe vlerësimin në lidhje me prezantimin e PBA-s.

Trainimi do të organizohet në Tiranë, në ambientet e:

Shkollës Shqiptare të Administratës Publike – ASPA

Bulevardi Zhan D’Ark Nr 31, Tiranë

Tel/Fax: +355 4 2240759

Kursi i II-të i këtij Programi është i vlefshëm vetëm për pjesëmarrësit e që kanë marrë pjesë në Kursin e I-rë, lista e të cilëve është bashkëlidhur kësaj ftese. Bashkitë që marrin pjesë në këtë trajnim nuk mund të dergojnë pjesëmarrës të tjerë.

Pas përfundimit të programit të plotë të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testimit me shkrim bazuar në rregullat të ASPA-s dhe çertifikimi i tyre do të bëhet ne bazë të pikëve që do të përfitohen në testim.

Për me shumë informacion, shkarko:

-  Agenden

- Materialet e Trajnimit