Takim i Qendres se Kompetences

E premte, 25 shtator 09.30-14.30

Hotel Rogner

I. Konstituimi i Qendrave të Kopetencës

Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim (dldp) mbeshtetur nga Qeveria e Zvicrës, fton NJQV partnere dhe specifikisht ekspertet e angazhuar ne administratat vendore ne fusha te tilla si (i)planifikimi strategjik dhe financiar, (ii) aksesim dhe menaxhim fondesh permes projektesh, (iii) sherbime publike (specifikisht menaxhim mbetjesh) dhe administrative si dhe Rrjetin e Grave ne Politikë, të marrin pjesë në konstituimin e Qendrave të Kompetencës të cilat do të funksionojnë në kuadër të programit për periudhën 2015-2017.

Në Qendrën e Kompetencës, ekspertët e pushtetit vendor do të kenë mundësi të trajnohen dhe këshillohen për aktivitetin dhe funksionet e tyre, të marrin pjesë në udhëtime studimore dhe shkëmbejnë përvojën me kolegë brenda dhe jashtë vendit, të komunikojnë për çështje të pushtetit vendor më institucionet qëndrore etj.

Për më shumë në lidhje me Qendrat e Kompetencës shikoni www.dldp.al

II. Prezantimi dhe diskutimi i Projekt Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore

Një panel ekspertësh të qeverisjes vendore, financave publike, shërbimeve dhe çështjeve të së drejës e barazisë gjinore do të prezantojnë risitë që sjell ky draft për pushetin vendor dhe njëkohësisht do të diskutojë me pjesëmarrësit mundësitë për përmirësime në përgjigje të nevojave të identifikuara nga përvoja e pushtetit vendor gjatë këtyre viteve decentralizim. Kontributi individual i pjesëmarrësve  do të jetë i rëndësishëm për të mundësuar rekomandime të cilat do t’i dërgohen qeverisë në emër të Qendrave të Kompetencës.

III. Diskutime tematike sipas Qendrave të Kompetencës

Anëtarët e Qendrave të Kompetëncës dhe Rrjeti i Grave do të prezantohen në takime të veçanta me ekspertët e dldp me planin e aktiviteteve për vitin 2015 (www.km.dldp.al) . Një program i detajuar mbi tematikat që do të diskutohen prezantohet më poshtë.

IV. Programi i Aktiviteti

Agenda 25 shtator 2015 - Konstituimi i CC

VI. Aspekte logjistike Të ftuar në Qendrën e Kopetencës janë ish anëtar të Qendrës së Kompetencës si dhe anëtar të administrative të Bashkive që kanë sjellë apo sjellin me vetë të nënshkruar Letrën për Shprehjen e Interesit. DLDP nuk mbulon shpenzimet e transportit, po vetëm djeta për ushqim dhe akomodim nëse është e nevojshme. Informacioni per aktivitetin është i disponueshëm online përmes www.km.dldp.al. Për çdo informacion në lidhje me Qendrën e Kompetencës mund të komunikoni me Erida Dobrushi T. +355 42269225 | M. +355 692041005 Erida.Dobrushi@helvetas.org

.